Bolonja kërkoi yllin e Kosovës, por s’ka para për ta blerë

- Bota Sot

Bolonja kërkoi yllin e Kosovës, por s’ka para për ta blerë

Bolonja ka shprehur interesim për mbrojtësin e majtë të Kosovës, Dion Gallapenin. Klubi italian synonte të forconte skuadrën e tij në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror dhe kishte në shënjestër lojtarin e kombëtares së Kosovës.

Transferimi konsiderohet i pamundur për shkak të kërkesave financiare të vendosura nga klubi polak.

Klubi polak Ëidzeë Lodzi në të cilin shërben Gallapeni i ka kërkuar 8 milionë euro, shifër kjo që nuk është e përballueshme për Bolonjan.

Sipas “Transfermarkt”, vlera e Gallapenit në tregun e transferimeve është 2.5 milionë euro.

21-vjeçari iu bashkua Lodzit në verën e kaluar nga Prishtina për 250 mijë euro, ku është paraqitur në 12 ndeshje dhe ka shënuar një gol.

Ndryshe, Gallapeni është pjesë e Kombëtares së Kosovës dhe deri më tani ai ka bërë nëntë paraqitje për Dardanët por ende nuk e ka gjetur rrugën e golit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot