Ka veshur në një ndeshje fanellën e moshave të Shqipërisë, ish-mbrojtësi i Interit bëhet me ekip të ri

- Bota Sot

Ka veshur në një ndeshje fanellën e moshave të Shqipërisë, ish-mbrojtësi i Interit bëhet me ekip të ri

Andi Hoti, ish-mbrojtësi i Interit, i cili është aktivizuar 1 ndeshje me fanellën e Shqipërisë U-17, do të vijojë karrierën te skuadra e Ajntrakt Braunshvig në Bundesligën 2 të Gjermanisë.

Qendërmbrojtësi shqiptar vendosi të largohej nga Magdeburg, për të firmosur me ekipin një kontratë 2.5-vjeçare, të vlefshme deri në verën e vitit 2028.

Pas aventurës së shkurtër me fanellën kuqezi, Andii Hoti, zgjodhi që më pas të luante për përfaqësuesen e Kosovës.

Për sa i përket karrierës së tij, 22-vjeçari ka nisur gjithçka në Zvicër me ekipin e Zyrih. Më vonë ai ka luajtur edhe për Inter, Frajburg dhe Dinamo Dresden.



Lexoni të gjitha në Bota Sot