Rikthehet Liga Unike, kampioni e pret Beslidhjen në shtëpi

- Bota Sot

Rikthehet Liga Unike, kampioni e pret Beslidhjen në shtëpi

Pas një pushimi, Liga e përbashkët mes dy federatave të basketbollit, Shqipërisë dhe Kosovës, do të fillojë sot ku Peja do të jetë nikoqire e Vllaznisë nga Shkodra.

Ndeshja më interesante e kësaj xhiroje do të zhvillohet në Shani Nushi. Kampioni në fuqi Vëllaznimi, do të përballet me kampionin e Shqipërisë, Besëlidhjen nga Lezha.

Përballja në Karagaq do të fillojë nga ora 18:30, ndeshje kjo që është në kuadër të grupit B, ku pejanët prijnë në tabelë, kurse shkodranët mbajnë vendin e tretë.

E në Gjakovë termini i ndeshjes do të jetë të mërkurën, me fillim nga ora 17:00. Vëllaznimi dhe Besëlidhja janë në grupin A, ku Besëlidhja mbanë vendin e parë me dy fitore dhe asnjë humbje, për dallim nga kuqezinjët që kanë një fitore dhe një humbje, duke u renditur në vendin e dytë.

Vëllaznimi në finale të po kësaj lige, sezonin e kaluar theu akullin duke fituar një trofe pas 29 vitesh, mposhti Prishtinën, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, pas vazhdimeve me rezultat 91-88.



Lexoni të gjitha në Bota Sot