Hapet thirrja për operatorët ekonomik të transportit, qeveria do të subvencionoj transportin publik

- Bota Sot

Hapet thirrja për operatorët ekonomik të transportit, qeveria do të subvencionoj transportin publik

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se është hapur thirrja për operatorët ekonomikë të transportit për operim në linjat që janë ekonomikisht jo profitabile.

Durmishi thotë se përmes kësaj mase, qeveria do të subvencionojë transportin publik për qytetarët, me fokus të veçantë komunat e veriut të Kosovës.

“Ky është një hap konkret për të garantuar qasje më të mirë në shërbime, lëvizje më të lehtë dhe trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët, pavarësisht zonës ku jetojnë”, ka shkruar ndër të tjera Durimishi.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Një zotim i dhënë gjatë fushatës po bëhet realitet.

Kemi hapur thirrjen për operatorët ekonomikë të transportit për operim në linjat që janë ekonomikisht jo profitabile. Përmes kësaj mase, Qeveria do të subvencionojë transportin publik për qytetarët tanë, me fokus të veçantë në komunat e veriut të Kosovës.

Ky është një hap konkret për të garantuar qasje më të mirë në shërbime, lëvizje më të lehtë dhe trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët, pavarësisht zonës ku jetojnë.

I ftoj të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar që të aplikojnë pranë Departamentit të Transportit në MMPHI, brenda afateve të përcaktuara në thirrje.

Zotimet po i kthejmë në veprime konkrete.



Lexoni të gjitha në Bota Sot