Sulmuesi i Crystal Palace ishte shumë pranë kalimit te klubi kuqezi, por operacioni u ndal pas kryerjes së vizitave mjekësore shtesë, të cilat nuk kanë dhënë garanci të plota për gjendjen e gjurit të lojtarit.
Për këtë arsye, Milani vendosi të tërhiqet nga negociatat.
Edhe pse Mateta ka qenë titullar në të 23 ndeshjet e këtij sezoni në Premier League, raportimet nga Anglia flasin për probleme fizike që do kërkojnë edhe ndërhyrje kirurgjikale, duke shtuar rezervat mbi gjendjen e tij afatgjatë.
Ungjilli i Abba Garima-s, Etiopi, ndër më të vjetrit dhe më të plotit tekste të shenjta, datuar rreth viteve 330 - 650 pas Krishtit
Në këtë situatë ishte futur edhe Juventusi, i cili kishte kërkuar informacion të detajuar për sulmuesin francez dhe kishte propozuar kushte të ndryshme nga Milani, duke ofruar një huazim me detyrim blerje në vlerën e rreth 30 milionë eurove.
Sulmuesi francez, në fakt, për shkak të problemit në gju do të duhet të operohet dhe pak rëndësi ka nëse do të ndodhë tani apo në fund të sezonit.
Si pasojë, pas operacionit, Matetës do t’i duhen 3-4 muaj për t’u rikuperuar e për t’u kthyer në fushat e lojës dhe Milani apo Juventusi nuk kishin luksin t’ia lejonin vetes këtë periudhë pritjeje.