Futbollisti francez nuk ka arritur të transferohet në Fenerbahce

- Bota Sot

Futbollisti francez nuk ka arritur të transferohet në Fenerbahce

Mesfushori i Kombëtares së Francës, N’Golo Kante do ta vazhdojë sezonin në Arabinë Saudite te Al Ittihadi.

Lajmet e fundit nga Turqia, thonë se futbollisti francez nuk ka arritur të transferohet në Fenerbahce.

Në orët e vona mbrëmë, klubi turk dhe ai arab arritën marrëveshje, por duket se u vonuan në aspektin e dokumentacionit dhe tashmë është pezulluar.

Edhe pse FIFA ia dha disa minuta dy klubeve, sërish u vonuan dhe tashmë Kante do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit në Arabinë Saudite.

Përveç Kantes, është pezulluar edhe transferimi i sulmuesit En-Nesyri te Al Ittihadi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot