Nga Miami në Stamboll - Plani i Galatasaray për transferimin e Messit

- Bota Sot

Nga Miami në Stamboll - Plani i Galatasaray për transferimin e Messit

Tani me përfundimin e sezonit në MLS, Messi është rrugës drejt një transferi me kushte të veçanta.

Sipas medias turke “A Spor”, Galatasaray ka shprehur interesim për të nënshkruar me yllin e Miamit.

Në tetor të vitit të kaluar, Dursun Ozbek, drejtori i gjigantit turk nuk e mohoi mundësinë e transferimit të Messi-t.

“Ne e kemi rritur nivelin e suksesit tonë dhe kemi konsoliduar stabilitetin tonë financiar. Kjo është arsyeja pse njerëzit tani mund të na pyesin për Messi-n pa hezitim” tha ai sipas beIN Sports.

Poashtu edhe gazetari turk Levent Tuzemen ka thënë që Galatasaray ka “rihapur bisedimet” me argjentinasin sepse thuhet që ka pasur bisedime edhe më parë.

Sipas beIN Sports, plani i “Gallatës” nuk është që trasnferimi të jetë i përhershëm, por një huazim i shkurtër që Messi të mbetet në formë gjatë pushimit gati tre mujor.

Ndryshe, nuk është hera parë që ndodhin këto transferime, e që në të kaluarën njëjtë kishte vepruar edhe legjenda David Beckahm dhe Landon Donovan, të cilët luajtën shkurtimisht në Evropë, ndërsa ishin nën kontrata me MLS.



Lexoni të gjitha në Bota Sot