Prapaskena

- Bota Sot

Prapaskena

Një efekt domino i papritur ka shoqëruar ditët e fundit të merkatos së Interit.

Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, zikaltërit kishin një mundësi konkrete për të afruar Curtis Jones, i cili ishte propozuar direkt nga Liverpool me formulën e huazimit.

Interi kishte arritur edhe marrëveshjen me lojtarin, por në momentet e fundit gjithçka u bllokua. “The Reds” vendosën të tërhiqen për shkak të frikës se do ta shkurtonin shumë skuadrën, si dhe për komplikimet që lidhen me kontratën e mesfushorit, e cila skadon në vitin 2027.

Ky hap pas i Liverpool-it ndikoi menjëherë edhe në lëvizjet e tjera të Interit.

Pa ardhjen e Jones, klubi zikaltër vendosi të ngrijë merkato-n në dalje, duke e hequr nga merkato Davide Frattesi, i cili ndërkohë ishte gati për transferimin te Nottingham Forest.



Lexoni të gjitha në Bota Sot