Dinamo prezanton dy futbollistë

- Bota Sot

Dinamo prezanton dy futbollistë

Taofeek Malomo dhe Ibrahim Mustapha janë futbollistët më të rinj të Dinamos.

Tashmë ka ardhur zyrtarizimi edhe nga klubi dinamovit, për mesfushorin dhe sulmuesin që u morën nga Bylis.

Malomo është 22-vjeç nga Nigeria dhe luan si mesfushor difensiv, mesfushor ofensiv, por bën edhe krahun e majtë. Në krahun tjetër, edhe Mustapha është nga Nigeria, 29-vjeç dhe luan si qendërsulmues.

Dy lojtarët pritet të jenë “forcë e shtuar” për organikën e Dinamos. Kjo pasi, futbollistët kanë dhuruar performanca të një niveli të lartë edhe me fanellën e Bylisit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot