Como po bën një kampionat fantastik

- Bota Sot

Como po bën një kampionat fantastik

Como po bën një kampionat fantastik deri tani në Serie A teksa lufton për një vend në katërshe.

Së fundmi ka prezantuar Adrian Lahdo, nga Hamarbi i cili ka firmosur një kontratë deri në vitin 2031.

Mesfushori i kërkuar nga klubi i Premier ligës, Çelsi do të luajë për herë të parë në Itali.

“Komo 1907 ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e përhershëm të mesfushorit tetëmbëdhjetëvjeçar suedez Adrian Lahdo nga Hamarbi IF deri në vitin 2031.

I lindur në vitin 2007, Lahdo është një mesfushor suedez i cili i zhvilloi aftësitë e tij te Hamarbi IF, duke nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale në vitin 2024. Në të njëjtin vit, ai debutoi në Allsvenskan, divizionin më të lartë suedez.

Në vitin 2025, Adrian bëri debutimin e tij ndërkombëtar, duke u paraqitur dy herë për Hamarbi IF në kualifikueset e Ligës së Konferencës UEFA.

Mesfushori i ri fitoi përvojë edhe me ekipin e tij kombëtar, duke përfaqësuar Suedinë në kategoritë nën 17, 18 dhe 19 vjeç. I gjithë klubi mirëpret Adrianin në të Bardhë e Blu!”.

Prandaj, Lahdo do t’i vihet menjëherë në dispozicion Çesk Fabregas, i cili do të jetë gjithashtu në gjendje të mbështetet tek ai në pjesën e dytë të këtij sezoni.



Lexoni të gjitha në Bota Sot