Sulmuesi turk u dëmtua në sfidën kundër Parmës

- Bota Sot

Sulmuesi turk u dëmtua në sfidën kundër Parmës

Gjendja e sulmuesit të Juventusit, Kenan Yildiz, mbetet në pikëpyejte pas dëmtimit në sfidën kundër Parmës.

Stafi mjekësor vlerëson që nuk ka një problem serioz, ndaj  bardhezinjtë shpresojnë që lojëtari turk të jetë I gatshëm në derbin kundër Interit me 14 shkurt. 

Juventusi korri fitore ndaj Parmës në kampionat, por sfida përfundoi me dëmtimin e një prej protagonistëve kryesor të sulmit, Kenan Yildiz.

Talenti turk u detyrua të kërkojë zëvendësim në fundin e pjesës së parë, pasi ndjeu shqetësime në kofshën e majtë.

Testet mjekësore të kryera në orët pas ndeshjes kanë konfirmuar një tendosje në muskulin adductor, pa dëmtime serioze apo lezione. Burime pranë klubit, bënë me dije se situata e sulmuesit po monitorohet nga afer nga stafi mjekësor bardhezi.

Ky lëndim I Yildiz vjen një moment vendimtar të sezonit për Juven, me luftën për vendin e katërt, çerekfinalet e Kupës së Italisë dhe ndeshjet e Ligës së Kampionëve në horizont.

Është e sigurt që  Yildiz do të mungojë në Kupën e Italisë kundër Atalantës, ndeshje që luhet të enjten më 5 shkurt. Ndërsa në dilemë mbetet aktivizimi i tij ndaj Lazios, të dielën më 8 shkurt.

Yildiz pritet të rikuperohet plotësisht pas 2 javësh dhe tifozët dhe klubi shprersojnë që ai do të jetë në formë në derbin kundër interit me 14 shkurt.

Ndërkohë, mungesa e përkohshme e numrit 10 mund të hapë një mundësi për Jeremie Boga, afrimin e ri nga Nice. Sulmuesi është gati për debutim dhe ka shprehur entuziazmin e tij:

“E kam ëndërruar këtë moment që fëmijë, mezi pres të zbres në fushë”, deklaroi ai për kanalet zyrtare të klubit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot