Deçiqi mbërrin në Antalia, e presin katër ndeshje miqësore

- Bota Sot

Deçiqi mbërrin në Antalia, e presin katër ndeshje miqësore

Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi ndodhet që prej ditës së djeshme në Antalia, qendrën e njohur turistike të Turqisë, ku do të zhvillojë fazën përgatitore dimërore.

Që sot, ekipi do të luajë ndeshjen e parë kontrolluese, ndërsa kundërshtar do të jetë SGV Freiburg, lider i njërit prej pesë grupeve të Ligës së Katërt të Gjermanisë.

Me pesë pikë më pak se kreu i tabelës në Meridianbet Ligën e Parë të Malit të Zi dhe me gjysmëfinalet e Kupës para, sfidat e pranverës janë ato për të cilat futbollistët e Deçiqit synojnë të përgatiten sa më mirë pikërisht në Antalia.

“Ekipi i drejtuar nga trajneri Nebojsha Jandriq do të qëndrojë në jug të Turqisë për gjithsej 10 ditë.

Përveç ndeshjes së sotme, janë planifikuar edhe tri takime të tjera miqësore: më 7 shkurt (kundërshtari ende nuk është konfirmuar), si dhe dy ndeshje më 11 shkurt.

Njëra nga skuadrat e Deçiqit do të përballet me Pribram, ekipin që renditet i gjashti në Ligën e Dytë të Çekisë, ndërsa tjetra do të luajë kundër Andijan, klub nga Uzbekistani që sezonin e kaluar luftoi për mbijetesë në elitë.

Fituesi aktual i Kupës së Malit të Zi do ta nisë pjesën pranverore të kampionatit në Ligën e Parë më 21 shkurt, me ndeshjen ndaj Jedinstvos në Bijelo Polje.

Në Antalia, trajneri Jandriq do të punojë me një grup prej 28 futbollistësh”, ka shkruar media malazeze “Vijesti”.

Lista e futbollistëve

Portierët: Milosh Dragojeviq, Danillo Radosheviq, Andrej Camaj.
Mbrojtja: Jonatan Dreshaj, Robert Gjejaj, Llazar Marash, Pjetër Lulgjuraj, Dardan Lulgjuraj, Zharko Tomasheviq, Leon Ujkaj, Danillo Braunoviq, Halil Kajoshaj, Ardian Vulaj.
Mesfusha: Andrej Bajoviq, Petar Sekulloviq, Drashko Bozhoviq, Asmir Kajeviq, Petar Pavliqeviq, Maria Bozhanoviq, Mark Gjokaj, Ilirian Camaj.
Sulmuesit: Balsha Radusinoviq, Ibrahima Endijaje, Trimror Selimi, Arlind Maloku, Vuk Strikoviq, Ilir Camaj, Stefan Golluboviq, Dejan Peroviq.



Lexoni të gjitha në Bota Sot