Futbollisti i njohur shqiptar, Giacomo Vrioni është afër të bëhet me klub të ri.
Pas largimit nga Montreali, sulmuesi shqiptar mbeti si “lojtar i lirë” në treg.
Dje u raportua se mund të nënshkruaj me Sivassporin në Turqi.
Megjithatë, lojtari ka preferuar Italinë si destinacion i radhës.
Siç raporton “Sky”, Vrioni është afër marrëveshjes me Cesenan.
Vrioni pritet të zyrtarizohet te skuadra nga Serie B dhe do jetë bashkëlojtar me sulmuesin shqiptar, Cristian Shpendi.