Gasperini i ashpër ndaj gazetarit

- Bota Sot

Gasperini i ashpër ndaj gazetarit

Trajneri i Romës, Gian Piero Gasperini, shpërtheu ndaj gazetarëve pas humbjes 1-0 kundër Udineses të hënën.

“Nëse nuk kualifikohemi në Champions, trajneri do të ndryshohet dhe këtu mbyllet historia”.

Roma doli nga katër vendet e para mbrëmë, pasi u mund 1-0 në transfertë nga Udinese.

Gasperini mbajti një konferencë për shtyp pas ndeshjes me gazetarët italianë, pasi kishte dhënë intervistën për Sky Sport, por humbi durimin kur u pyet për numrin e madh të lojtarëve të rinj.

“Duhet të vendosni çfarë doni. Njëri prej jush më kërkon të flas për Champions League, tjetri për një ekip U23,” tha Gasperini, sipas TMW.

“Duhet të vendosni, përndryshe do të jeni gjithmonë të pakënaqur, edhe me paraqitjen e sotme.

Gjithmonë shikohet vetëm rezultati. Unë jam shumë i kënaqur me paraqitjen”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot