Newcastle beson te Sandro Tonali

- Bota Sot

Newcastle beson te Sandro Tonali

Trajneri i Newcastle, Eddie Howe, ka konfirmuar besimin e tij te mesfushori italian Sandro Tonali dhe ka mohuar çdo mundësi largimi të tij gjatë afatit veror, pavarësisht spekulimeve që e lidhin lojtarin me Arsenal.

“Unë nuk mendoj se do të ndodhë, por gjithmonë ndodhin gjëra pa dijeninë time.

Sa më di unë, kemi një lojtar të shkëlqyer, një person të shkëlqyer. Ai është shumë i lumtur këtu, ka një marrëdhënie të shkëlqyer me mua dhe me shokët e skuadrës dhe duket i kënaqur me veten”, ka theksuar Howe. 

Trajneri ka shtuar se lojtarët më të mirë gjithmonë do të tërheqin vëmendjen e klubeve të tjera, por Tonali është i përkushtuar për të ndihmuar skuadrën:

“Ne duam të mbajmë grupin së bashku dhe të vazhdojmë të përparojmë.

Sandro luan një rol të rëndësishëm, duke dhënë maksimumin për të arritur nivelin e tij më të mirë dhe për të ndihmuar ekipin”, ka thënë ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot