Gjilani dhe Prishtina dakordohen për huazimin e Kolajt

- Bota Sot

Gjilani dhe Prishtina dakordohen për huazimin e Kolajt

Skuadra e futbollit Gjlanit ka konfirmuar huazimin e portierit Agron Kolaj nga Prishtina.

Është përforcim i mirë skuadrën nga Gjilani, e cila synon të jetë në katër ekipet e para në elitën e futbollit të Kosovës.

“Sport Club Gjilani dhe FC Prishtina kanë arritur marrëveshje për huazimin e Agron Kolajt. 24 vjeçari vjen nga kryeqyteti si një vlerë e shtuar për ekipin në pjesën e dytë kampionale.

Kolaj më parë ka mbrojtur edhe ngjyrat e Besës nga Peja, ekip me të cilën debutoi në elitën e futbollit kosovar dhe pas transferimit te Prishtina arriti në shifrën e 54 paraqitjeve zyrtare në kampionat.

SC Gjilani i uron mirëseardhje Agron Kolajt dhe shpreh besimin se kontributi i tij do të jetë i rëndësishëm për skuadrën në vazhdim të sezonit”, njofton SC Gjilani.



Lexoni të gjitha në Bota Sot