Barcelona nuk është si Real Madridi, rrëzon Albaceten

- Bota Sot

Barcelona nuk është si Real Madridi, rrëzon Albaceten

Skuadra e kategorisë së dytë, Albacete nuk arriti mrekullinë e radhë në Kupën e Mbretit, duke pësuar humbje si vendas me rezultat 2:1 nga Barcelona.

FC Barcelona është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Futbollistët Lamine Yamal (39’), Araujo (56) shënuan për kualifikimin e Barcelonës.

Për Albaceten shënoi futbollisti Moreno në minutën e 87-të.

Fakt interesant është Albacete e cila paraprakisht e kishte eliminuar Real Madridin me rezultat 3:2, por e padenjë ndaj Barcelonës.

Megjithatë Albacete u tregua dinjitoze karshi Barcelonës së fuqishme.



Lexoni të gjitha në Bota Sot