Skuadra e Arsenalit ka siguruar kualifikimin në finalen e Carabao Cup. “Topçinjtë” shënuan fitore minimale 1:0 ndaj Chelseat në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales, e zhvilluar në stadiumin “Emirates”.
Golin e vetëm dhe vendimtar e realizoi Kai Havertz në minutën e 90+7, duke vulosur fitoren dhe festën e vendasve.
Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 3:2 në favor të Arsenalit dhe kështu, me rezultat të përgjithshëm 4:2, londinezët kualifikohen në finalen e madhe të kompeticionit.
Në finale, Arsenali do të përballet me fituesin e çiftit Manchester City – Newcastle.