Newcastle i përgjigjet Arsenalit për Sandro Tonalin

- Bota Sot

Newcastle i përgjigjet Arsenalit për Sandro Tonalin

Sandro Tonali nuk do të largohet nga Newcastle gjatë këtij afati kalimtar.

Mesfushori italian ishte në radarët e Arsenalit në minutat e fundit të merkatos, por klubi anglez refuzoi çdo mundësi negocimi.

Sipas mediave britanike, agjenti i lojtarit, Giuseppe Riso, ka konfirmuar se Newcastle nuk ka ndërmend ta lëshojë Tonalin këtë merkato, duke theksuar se situata mund të rishikohet vetëm në muajt e ardhshëm.

Tonali, i cili ka kontratë deri në vitin 2029, është plotësisht i fokusuar te objektivat e ekipit në Premier League dhe Champions League.



Lexoni të gjitha në Bota Sot