Flamurtari prezanton sulmuesin e radhës

- Bota Sot

Flamurtari prezanton sulmuesin e radhës

Redi Kasa është zyrtarisht lojtar i Flamurtarit. Ai është prezantuar pak çaste më parë nga kuqezinjtë përmes një postimi në rrjetet sociale. 

Goditja e Flamurtarit shikohet e bujshme në Superiore, për shkak të kontributit që Kasa kishte më parë me Egnatian. 24-vjeçari i fitonte të gjitha në Rrogozhinë, kampionatin, Kupën dhe Superkupën.

Vlonjatët e kanë transferimin e dytë për sulmin në pak kohë, pas afrimit të Arshonzh Bintsukës nga Partizanit si huazim.

"Sulmuesi Redi Kasa i bashkohet Flamurtari F.C., duke shtuar energji në repartin ofensiv 

24-vjeçari vjen nga SC Gjilani, i gatshëm për një kapitull të ri me fanellën kuqezi.

Emri: Redi Kasa
Datëlindja: 01.09.2001
Shtetësia: Shqipëri 🇦🇱
Gjatësia: 1.85 m
Pozicioni: Qendërsulmues
Klubi i fundit: SC Gjilani"
, njofton Flamurtari.



Lexoni të gjitha në Bota Sot