Mbrojtësi i Arsenal, Jurrien Timber, beson se titulli i EFL Cup mund të shërbejë si një shtysë e madhe për suksese të tjera të klubit gjatë këtij sezoni.
“Topçinjtë” janë vetëm nëntëdhjetë minuta larg një trofeu të rëndësishëm, pasi eliminuan Chelsea dhe siguruan finalen që do të zhvillohet në "Wembley".
Arsenal është gjithashtu lider në Premier League me gjashtë pikë diferencë, është kualifikuar në 1/8 e finales së Chmapions League dhe vazhdon garën edhe në FA Cup.
Sipas Timber, skuadra ka treguar karakter dhe aftësi për të fituar edhe kur nuk luan ndeshjen më të mirë.
Një rol të rëndësishëm në suksesin e fundit e pati Kai Havertz, i cili shënoi golin vendimtar kundër ish-skuadrës së tij Chelsea.
Pas një periudhe të gjatë dëmtimi, Havertz po rikthehet në formë, gjë që sipas Timber është shumë e rëndësishme për ekipin. Arsenal ndeshjen e radhës në kampionat e luan kundër Sunderland, me synimin për të rritur edhe më shumë diferencën në krye të tabelës.