Nagelsman reagon

- Bota Sot

Nagelsman reagon

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsman, e ka cilësuar dëmtimin e Mark-Andre Ter Shtegen si një lajm “jashtëzakonisht i hidhur”.

Portieri pësoi një dëmtim të muskulit të kofshës në ndeshjen ndaj Oviedos të shtunën.

“Mark sapo ishte rikthyer dhe po kalonte një periudhë shumë të mirë, ne mezi po prisnim rikthimin e tij te kombëtarja. Tani, gjëja e vetme që ka rëndësi është të shërohet, me qetësi dhe pa presion.

Të gjithë jemi pranë tij. Tani duhet të vazhdojmë pa të. Por për Mark personalisht, kjo pengesë është padyshim shumë më e vështirë,” tha Nagelsman.

Ish-portieri i Borusia Mynçengladbah shpresonte të rikuperonte formën dhe të fitonte vendin e tij për Botërorin 2026 me Gjermaninë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot