Del Piero kundër Rabios

- Bota Sot

Del Piero kundër Rabios

Deklarata e Adrien Rabio pas fitores së Milanit ndaj Bolonjës, nuk i ka pëlqyer shumë Alessndro Del Pieros. Ikona e Juventusit ka komentuar fjalët e francezit, sipas të cilit kuqezinjtë po i japin bukuri një kampionati që përndryshe do ishte mbyllur me kohë në favor të Interit.

“Po të mos ishte Milani, kampionati do të ishte që tani i mbyllur”, ishin fjalët e Rabio pas sfidës, duke gjetur përgjigjen e ikonës së Juventusit.

“Jo, nuk jam dakord, por e kuptoj pikëpamjen e tij. Padyshim deri më sot Milani është skuadra që mund të ketë më shumë shanse për ta fituar me Interin. Të tjerat kishin ndalesa për arsye të ndryshme dhe për më tepër Milani nuk ka kupat.

Është në një pozitë të mirë, duke marrë në konsideratë që pastaj do të shtohen ndeshjet për Interin. Ndaj ajo që thotë Rabio është e vërtetë përgjysmë, padyshim është pretendentja kryesore.

Juventusi për titull? Përse jo? Ka një besim të rifituar, ka qëndrueshmëri, pastaj nuk e di nëse është objektivi i tyre apo jo. Ka ndeshje mjaftueshëm, sipas meje, duhet gjithmonë që të besosh, edhe pse skuadra të tjera në këto momente kanë treguar më shumë qëndrueshmëri.

Në këtë rast mendoj se ka nisur një rrugëtim, pastaj ku i dihet… Unë them gjithmonë se përderisa matematika nuk të dënon, duhet gjithmonë të kesh ambicie për maksimumin, pastaj të ndodhë ajo që do ndodhë.

Por nuk ka asgjë të sigurt, edhe kur gjërat duken stabël. Dhe nëse e mendojnë, bëjnë mirë që e bëjnë një gjë të tillë”, tha Del Piero.



Lexoni të gjitha në Bota Sot