Një notë për Interin?

- Bota Sot

Një notë për Interin?

Interi i rezervave mundi Torinon dhe shkoi në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Objektiv i arritur për trajnerin Cristian Chivu, i cili pas ndeshjes u shpreh:

“Një notë për Interin? Unë nuk vë nota, sepse nuk jam gazetar.

Jam i kënaqur për paraqitjen: kishim energjinë e duhur. Pastaj ndodh që në fund vuan pak, sepse del edhe krenaria e kundërshtarit. Jam i kënaqur për kalimin e turit”.

Kalim turi me turnover, ku trajneri rumun tregon se ka besim te të gjithë lojtarët:

“E dimë se çfarë pune kemi bërë muajt e fundit. Në këto ndeshje duhen këmbë dhe energji, zgjedhjet janë bërë në bazë të atyre që sot i kishim më shumë këto gjëra. Janë zgjedhje në optikën e ndeshjeve të luajtura deri tani dhe atyre që do të luhen deri në fund të shkurti.

Dua të komplimentoj Cochi e Kamate, si dhe Stefano Vecchi dhe atyre që punojnë me ekipin U-23. Treguan se janë të dobishëm edhe për ne.

Në fund një batutë për merkaton që u mbyll dhe që nuk solli asnjë përforcim tek Interi.

Chivu nuk kërkon alibi: “Një trajner dhe një skuadër mund të përmirësohen gjithmonë, pavarësisht merkatos.

Flitet shpesh për ata që mund të na shërbejnë, por ne kemi një grup solid, një klub që provoi deri në fund për atë që ne kërkonim. Për fa të keq, merkato është gjithmonë bastarde.

Kemi 23 lojtarë, plus djemtë e U-23 që na japin një dorë.

Duam të jemi kompetitivë dhe t’i japim vazhdimësi asaj që Interi po bën vitet e fundit. I shqetësuar për derbin pak ditë para gjysmëfinales së Kupës së Italisë? Mua më pëlqen të luaj, nuk dua të kemi obsesione, sepse sjellin zhgënjim”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot