Nga 6-8 shkurt 2026 KF Bashkimi nga Jabollcishti do të qëndrojë në Shqipëri.
Ky do të jetë udhëtimi i parë i klubit shqiptarë nga Velesi në një turne futbolli në Shqipëri dhe padyshim se do të jetë një përvojë shumë e madhe për lojtarët dhe stafin teknik.
Skuadra shqiptare nga Maqedonia në Tiranë do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Llapin U19 dhe T-Kamza të Andi Lilës.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, KF Bashkimi planifikon të vizitojë edhe Federatën shqiptare të futbollit (FSHF), ndërsa në agjendë janë edhe takime me personalitete të njohura të futbollit.
KF Bashkimi nga Jabollcishti garon në Ligën e Tretë-Jug të Maqedonisë.