Trajneri përgjigjet për Granit Xhakën

- Bota Sot

Trajneri përgjigjet për Granit Xhakën

Skuadra e Sunderlandit të shtunën luan ndaj Arsenalit, ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Premier League.

Trajneri, Regis Le Bris u paraqit në konferencë për media.

Ai u pyet për gjendjen e futbollisti Granit Xhaka, i cili ka dy ndeshje që nuk po luan shkaku i lëndimit.

Le Bris tha se futbollisti shqiptar nuk është gati ende, por që po shkon duke u përmirësuar.

“Nuk ka përditësim mbi gjendjen e tij. 

Por, ai po bëhet shumë mirë”, u shpreh trajneri

Të shtunën nga ora 16:00, Arsenali e pret Sunderlandit në “Emirates”. Për Granit Xhakën do ishte një ndeshje speciale, pasi do kthehej te “Topçinjtë” si kundërshtar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot