Barcelona ka nisur zyrtarisht lëvizjet për transferimin e mbrojtësit italian Alessandro Bastoni, i cili është prioriteti kryesor për përforcimin e mbrojtjes në verë.
Sipas mediave spanjolle, klubi katalanas ka përgatitur një ofertë rreth 80 milionë euro për ta bindur Interin.
Presidenti Joan Laporta dëshiron t’i dhurojë trajnerit Hansi Flick një lider në mbrojtje, ndërsa Bastoni shihet si profil ideal për stilin e lojës së Barcelonës.
26-vjeçari italian vlerësohet për forcën fizike, lojën ajrore dhe aftësinë në ndërtimin e aksioneve nga mbrojtja.