Vrioni prezantohet te Cesena, flet për vëllezërit Shpendi

- Bota Sot

Vrioni prezantohet te Cesena, flet për vëllezërit Shpendi

Giacomo Vrioni u prezantua zyrtarisht si lojtar i ri i Cesenës në një konferencë për shtypin, ku foli për zgjedhjen e tij, karrierën dhe pritshmëritë për këtë aventurë të re në Serie B. Ja përkthimi i plotë i intervistës së tij:

Vjen nga Shtetet e Bashkuara dhe ke punuar me Fusco-n. Kush e shtyu më shumë këtë transferim, pronari apo drejtori sportiv?

Të dy, sepse punojnë së bashku dhe jo të ndarë. Është e qartë që drejtori Fusco më kërkoi, më deshi dhe kjo ishte një nga arsyet kryesore pse jam këtu sot.

Ke lindur në San Severino Marche, njësoj si Fabrizio Castori. Ke ndërruar shumë skuadra. Çfarë rëndësie ka ndalesa te Cesena?

Shumë e rëndësishme, sepse në Montreal e kisha mbyllur një cikël, edhe nga ana kontraktuale. Cesena ishte skuadra që më deshi më shumë dhe ishte një zgjedhje edhe personale. Nuk mendova dy herë.

Ke zgjedhur numrin 22. Ka ndonjë arsye? Dhe do të gjesh sërish Olivieri-n e Frabotta-n...

Nuk i kisha kontaktuar gjatë negociatave, por më bëhet shumë qejfi t’i ritakoj. Kemi qenë bashkë te Juve. Numri 22 është data kur duhej të lindte djali im Thomas, edhe pse lindi dhjetë ditë më herët.

Çfarë di për Cesena-n si skuadër dhe qytet?

Vij nga një zonë afër. Kam kujtime të bukura nga stadiumi dhe tifozët, sidomos nga ‘Curva Mare’. Atë ditë kisha shumë dëshirë të hyja në fushë. Shpresoj ta bëj shumë shpejt.

Çfarë lojtari je dhe si e vlerëson përvojën te Juventusi?

Jam një sulmues i lëvizshëm, por preferoj që të tjerët të flasin për karakteristikat e mia. Te Juventusi kam kaluar dy vite në ekipin e parë, duke u stërvitur me kampionë të mëdhenj. Ajo eksperiencë dhe mentaliteti më ndihmuan shumë, sidomos në Austri, ku u shpalla golashënuesi më i mirë me WSG Tirol.

Historia jote ngjan me atë të Cristian Shpendit. Çfarë grupi ke gjetur te Cesena?

E njihja historinë e vëllezërve Shpendi. Më pëlqen të shoh djem të rritur këtu, me prindër emigrantë si të mitë. Kam gjetur një grup të shëndetshëm, të bashkuar dhe me dëshirë për të bërë mirë.

Si ishte përvoja në SHBA dhe si ndihesh fizikisht?

Ishte shumë pozitive. Është një kampionat që po rritet shumë dhe në të ardhmen do të flitet shumë për të. Ndihem mirë dhe kam nisur stërvitjen me skuadrën.

Je gati për të luajtur?

Është herët për ta thënë, por jam stërvitur fort për muaj me radhë për të qenë gati.

Cilët lojtarë të kanë frymëzuar?

Ronaldo, Vieri dhe Adriano. Sot ndjek shumë Haalandin, i cili për mua është një nga sulmuesit më të fortë në botë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot