Ballkani vazhdon përforcimet

- Bota Sot

Ballkani vazhdon përforcimet

FC Ballkani ka vazhduar të jetë aktiv në afatin kalimtar, duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit bullgar Stanislav Petkov.

Klubi nga Suhareka ka arritur marrëveshje me lojtarin 21-vjeçar, i cili pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për repartin e mesfushës.

Petkov vjen me një përvojë të vlefshme nga kampionatet bullgare dhe sllovene, ku së fundmi ishte pjesë e skuadrës Tabor Sezana.

Ai aktivizohet si mesfushor defensiv, rol në të cilin shquhet për agresivitetin, disiplinën taktike dhe aftësitë e mira mbrojtëse.

Drejtuesit e Ballkanit besojnë se profili i tij do t’i japë më shumë stabilitet dhe balancë ekipit, ndërsa vlera e tij në treg është në rritje, çka e bën transferimin edhe më premtues për të ardhmen.

Me këtë lëvizje, klubi konfirmon ambiciet e tyre për të ndërtuar një skuadër sa më konkurruese për sfidat e sezonit të ri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot