Goli vendimtar

- Bota Sot

Goli vendimtar

Arsenali u kualifikua në finalen e Kupës EFL, pasi mposhti Chelsean 1-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale në “Emirates”.

Goli vendimtar u shënua nga Kai Havertz, i cili hyri nga pankina dhe vulosi fitoren me rezultatin e përgjithshme 4-2, duke i dhënë fund një serie zhgënjyese gjysmëfinalesh për londinezët.

Skuadra e Mikel Artetës, edhe pse ishte me mungesat e Martin Odegard dhe Bukajo Saka, tregoi pjekuri dhe durim në një duel të vështirë dhe me kushte të rënda atmosferike.

Përballë pati një Çelsi, që shfaqi momente presioni, sidomos në pjesën e dytë të ndeshjes, ndonëse si përfundim nuk arriti ta shfrytëzojë dominimin territorial.

Nga ana tjetër, Arsenali u tregua më klinik në momentin vendimtar, duke goditur në kundërsulm në minutat e shtesës së takimit.

Megjithëse në 5 minutat e fundit të kohës së rregullt pati edhe pretendim për një penallti nga Martineli, por VAR-i nuk u dha të drejtë “Topçinjve”.

Pas ndeshjes, trajneri Mikel Arteta vlerësoi pjekurinë dhe qartësinë taktike të skuadrës së tij, duke theksuar rëndësinë e atmosferës në stadiumin ‘Emirates’.

“Mund të them pa frikë se e dinim se do të ishte një betejë e vërtetë. Qëndrueshmëria dhe qartësia për të kuptuar se çfarë loje duhej të bënim na ndihmuan shumë”, deklaroi Arteta, duke shtuar se “atmosfera në stadium ishte e veçantë dhe sigurisht që kjo bëri një diferencë jo të vogël në favor të Arsenalit”.

Në finalen e muajt të ardhshëm në Uembley, Arsenali shkon disi më i qetë dhe i bindur, sesa kundërshtarët e mundshëm, pas supermacisë së treguar kryesisht si në ndeshjet e luajtura Brenda Anglisë, ashtu edhe në Europë, duke ditur që në Champions League e mbylli Fazën e Ligës me pikë të plota në 8 ndeshje.

Sido që të jetë, për “Topçinjtë”, një finale e “Carabao Cup” përfaqëson një mundësi reale për t’i dhënë fund thatësirës së trofeve që nga “FA Cup” i vitit 2020 dhe për të fituar Kupën EFL për herë të parë që nga viti 1993.

Aq më tepër kur bëhet fjalë për një sezon si ky, që po merr gjithnjë e më shumë trajtën e një viti historik për klubin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot