Ish-gjyqtari ndërkombëtar shton polemikat pas penalltisë në ndeshjen e Juventusit: Ky është antifutbolli!

- Bota Sot

Ish-gjyqtari ndërkombëtar shton polemikat pas penalltisë në ndeshjen e Juventusit: Ky është antifutbolli!

Në Itali vazhdojnë polemikat e shumta në lidhje me vendimet e gjyqtarëve dhe episodi i pjesës së parë të ndeshjes së Kupës së Italisë mes Atalantës dhe Juventusit, nuk ka kaluar pa sjellë të tilla.

Gjyqtari akordoi me VAR një penallti në favor të bergamaskëve për një prekje të topit me dorë nga Bremer, por sipas ish-gjyqtarit ndërkombëtar Graciano Çezari, vendimi ishte i gabuar.

“Që të jetë penallti, duhet të ketë një distancë jo të afërt, dora që shkon drejt topit dhe një lëvizje të panatyrshme të krahut, e cila të mos justifikohet nga vrapimi ose lëvizja e lojtarit.

Kjo është një lëvizje në të cilën Bremer automatikisht ngre krahun për të ndaluar, përndryshe ndodh si me Di Lorencon, i cili për të tentuar që të kërcente me krahët mbrapa, u dëmtua. Ky është antifutbolli”, tha ish-gjyqtari i njohur italian në studion e “Italia 1” ku po bënte analizën e ndeshjes.



Lexoni të gjitha në Bota Sot