Tre debutime te Bylis - Partizani

- Bota Sot

Tre debutime te Bylis - Partizani

Bylis dhe Partizani do të masin forcat prej orës 13:30. Ky takim në Ballsh është i vlefshëm për javën e 23-të të Superiores dhe vlen për mbijetesën.

Ndeshja e parë në Ballsh për këtë sezon u fitua nga Bylisi, ndërsa ajo në Tiranë nga Partizani. Prej 13 përballjesh radhazi, ky takim prodhon një fitues.

Trajneri Josa vendosi menjëherë për tre debutime. Te Bylisi nga minuta e parë e nisin Ozols, Dimov dhe Fokam që i janë bashkuar së fundmi skuadrës.

Kërnaja ndërkohë preferon Sembenen nga minuta e parë, duke konfirmuar se çdo gjë është në rregull me të pas kolapsit tek “Arena e Demave”. Skuka i pezulluar zëvendësohet nga Toma dhe pjesa tjetër është e pandryshuar nga java e kaluar.

FORMACIONET ZYRTARE

Bylis: Ozols; Negru, Përndreca, Adeduro, Dimov, Sulovari, Ofori, Koxhi, Marku, Fokam, Përgjoni

Trajner: Mirel Josa

Partizani: Qirko; Buxhelaj, Sembene, Bytyçi, Kola, Ismaili, Qaka, Hjumen, Sidibe, Toma, Isgandarli

Trajner: Oltijon Kërnaja



Lexoni të gjitha në Bota Sot