Ish-mesfushori i Juventusit kritikon Zhegrovën

- Bota Sot

Ish-mesfushori i Juventusit kritikon Zhegrovën

Ish-mesfushori i Juventusit, Alessio Tacchinardi, ka kritikuar Edon Zhegrovën rreth performancës së tij, pas ndeshjes e së enjtes, ku Juventusi u eleminua nga Atalanta në Kupën e Italisë, me rezultat të thellë 3-0.

Tacchinardi, që për kohë të gjatë ka luajtur për “Zonjën e Vjetër”, përveç Zhegrovës, kritikat i shprehu edhe për Teun Koopmeinersin dhe Lois Opendan.

“Koopmeiners, Openda dhe Zhegrova nuk po japin asgjë, por i duhen Spallettit para muajit shumë të vështirë”, ka thënë Tacchinardi në një intervistë për “SportMediaset”.

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka thënë pas ndeshjes se lojtarët e tij në disa raste morën vendime të gabuara.

“Rezultati ishte shumë i rëndë për Juventusin sepse bëri paraqitje të mirë. Ka krijuar shumë shanse para penalltisë, që për mua nuk ekzistoi. Juventusi luan futboll të mirë, por e pagoi shtrenjtë çmimin pasi nuk arriti t’i finalizonte sulmet”, ka shtuar Tacchinardi

Gjiganti i Serie A, Juventusi, do të përballet me Lazion në ndeshjen e ardhshme në Serie A, të dielën, e do të jetë mysafir te Interi më pas.



Lexoni të gjitha në Bota Sot