Futbollisti boshnjak Nedim Mekiq është pjesë e klubit Prishtina e Re.
Një përforcim i madh për Prishtinën e Re e cila po lufton për të siguruar ekzistencën në elitën e futbollit të Kosovës.
“Nedim Mekiq është përforcimi i ri i KF Prishtina e Re
KF Prishtina e Re ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e Nedim Mekiq, mesfushorit boshnjak 30-vjeçar, i cili i bashkohet skuadrës sonë nga klubi elitar i Bosnje dhe Hercegovinës, Slloga Meridian.
Gjatë karrierës së tij, Mekiq ka ndërtuar një profil solid duke u paraqitur në klube si Zhelezniçari, Radnik Bijelina dhe GOSHK Gabela në Bosnje e PAS Lamia në Greqi.
Me përvojën e tij, Mekiq pritet të jetë një vlerë e shtuar për mesfushën e KF Prishtina e Re në vazhdim të sezonit”, njofton KF Prishtina e Re.