“Lojtar fantastik” - Ndihmëstrajneri i Hoffenhaimit flet për të ardhmen e Fisnik Asllanit

- Bota Sot

“Lojtar fantastik” - Ndihmëstrajneri i Hoffenhaimit flet për të ardhmen e Fisnik Asllanit

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani po tregon një performancë shumë të mirë te Hoffenheim. Ai në 21 ndeshje ka shënuar 7 gola dhe 6 asistime.

Hoffenheimi të dielën nga ora 17:30 luan si mysafir ndaj Bayern Munich.

Bayerni është njëra prej ekipeve të mëdha që është interesuar për Asllanin, sipas mediumeve gjermane. Gjithashtu për Asllanin, interesim ka shprehur edhe Borussia e Dortmundit.

Kjo është konfirmuar edhe nga mediumi “T-Online” të premten, ndërsa për interesimin e dy gjigantëve gjermanë për Asllanin, ka folur edhe ndihmëstrajneri i Hoffenheimit, Moritz Volz.

“Fisniku është djalë i jashtëzakonshëm dhe me të vërtetë lojtar fantastik. Kënaqesh duke e parë jo vetëm në ndeshje, por edhe në stërvitje. Megjithatë, prioriteti i tij është që të kalojë formë sa më të mirë në Bundesligë dhe me përfaqësuesen. Më pas do të shohim. Fokusi jonë është që ta vazhdojmë punën me Fisin për potencialin që e ka. Deri tani ka shfaqur potencial të madh për moshën që e ka. Por, ka ende shumë hapësirë për zhvillim dhe për përmirësim”, ka deklaruar Volz në intervistën dhënë mediumit gjerman.

Hoffenheimi është në pozitën e tretë pas 20 ndeshjeve me 42 pikë, ndërsa prinë ë Bayern Munich me 51 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot