Skuadra e Struga Trim Lum e ka mbyllur periudhën përgatitore me një barazim 1:1 kundër ekipit të kategorisë së dytë Ohrid në fushën e SRC "Biljanini Izvori".
Struga pati avantazhin në pjesën e parë falë një goli të Marjan Radeski, por ekipi vendas, kampioni i vjeshtës në Ligën e Dytë të Maqedonisë, arriti të barazojë në kohën shtesë.
Ky ishte testi i fundit për të zgjedhurit e trajnerit Bledi Shkëmbi para ndeshjes me Shkendijen në Tetovë, që pritet të luhet më 10 shkurt.
Ndeshje e vlefshme e elitës së futbollit të Maqedonisë.