Carmona ende aktiv në futbollin profesionist

- Bota Sot

Carmona ende aktiv në futbollin profesionist

Futbolli nuk njeh moshë për Robert Carmona, 63-vjeçar.

Legjenda që për pak muaj mbush 64 vjet, vazhdon të shkëlqejë në fushat e divizionit të katërt të Uruguait me skuadrën Liffa Club, duke mbajtur Rekordin Botëror Guinness si futbollisti më i vjetër aktiv në botë.

Carmona e nisi karrierën në vitin 1976, më pas u kthye në mbrojtës dhe që atëherë nuk është ndalur kurrë.

Me mbi 49 vite aktivitet të pandërprerë, ai ka luajtur për më shumë se 50 klube në mbarë botën dhe ka marrë pjesë në mbi 2000 ndeshje.

Pavarësisht lëndimeve që ka pësuar, por edhe ndërhyrjeve të mëdha, Carmona nuk e ka lënë futbollin.

Ai vazhdon të stërvitet rregullisht dhe të marrë pjesë në ndeshje, duke sfiduar limitet që vendos mosha.



Lexoni të gjitha në Bota Sot