Ferizaj – Drita, sfidë që pritet me kureshtje.
Ferizaj kërkon tre pikë në luftë për ekzistencë e Drita për titullin e kampionit.
Kjo ndeshje luhet në kuadër të javës së 19-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Vendasit kanë përparësinë e terrenit e skuadra nga Gjilani cilësinë.
Kampioni në fuqi nuk i druhet Ferizajt në sfidën e nesërme (13.00).
Futbollisti i Dritës, Egzon Bejtullahi, shpreh optimizmin: "Normalisht se fusha në Ferizaj është mjaft e vështirë por ne si ekip jemi përgatitur për të dhënë maksimumin për të vazhduar tutje.
E gjithë faza përgatitore nuk është e lehtë deri tek faza për të arritur më të mirën dhe jemi të gatshëm për ndeshjen e nesërme".