Moriero rrezikon shkarkimin

- Bota Sot

Moriero rrezikon shkarkimin

Trajneri italian Francesko Moriero drejt shkarkimit nga Flamurtari.

Mësohet se tek klubi vlonjat kanë mbetur të zhgënjyer nga humbja e fundit përball Egnatias dhe situata në klasifikim dhe duket se pritet vetëm zyrtarizimi i shkarkimit të tij.

Aktualisht Flamurtari renditet në vendin e fundit në kampionatin Abissnet Superiore me 19 pikë pas 23 ndeshjesh të luajtura. Humbja me Egnatian ka sjellë edhe fundin e durimit për drejtuesit e Flamurtarit të cilët janë të pakënaqur me punën e italianit, teksa në drejtimin e tij ekipi nuk ka treguar shenja përmirësimi dhe ka përfunduar në fund të renditjes.

Vetëm një pikë në tre ndeshjet e fundit kanë sjellë këtë situatë dhe mbi të gjitha paraqitje shumë të dobëta me ekipet që konsiderohen rivale si Tirana dhe Vora. Burime pranë klubit bëjnë me dije për RTSH Sport se mes klubit dhe trajnerit ka edhe një prishje të marrëdhënieve edhe për shkak të aktivizimit të pakët të lojtarëve të akademisë.

Mësohet ndërkohë se me largimin e Morieros, zyrtarizimi është çështje orësh, drejtimin e Flamurtarit ta marri Julian Ahmatajt, një emër që flitet prej ditësh në Vlorë, madje nga burime pranë klubit mësohet se është arritur marrëveshja mes palëve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot