Sulmuesi i Shqipërisë bën “zhurmë” në Itali

- Bota Sot

Sulmuesi i Shqipërisë bën “zhurmë” në Itali

Cezena ia ka dalë të mposhtë pastër 2:0 Pescarën në fushën e saj.

Sulmuesi i Kombëtares Cristian Shpendi kontriboi me asist në golin e parë, i shënuar nga Berti, minuta 25-të.

Në minutën e 89’, Shpendi kishte mundësi të gjente golin, por gaboi befasisht nga pika e bardhë e penalltisë.

Pas 23 javësh në Serie B, Cezena mban vendin e 5-të me 37 pikë, 10 më pak se Venezia kryesuese.

Këtë sezon me bardhezinjtë, 22-vjeçari shqiptar numëron 8 gola dhe 4 asiste, sezon pozitiv dhe protagonist në ekipin e tij.



Lexoni të gjitha në Bota Sot