Derbi i kryeqytetit rikthehet në “Selman Stërmasi”. Tirana dhe Dinamo do të përballen prej orës 13:00, ndërsa është edhe sfida që mbyll javën e 23-të të Superiores.
Nuhiju ka surprizuar te Tirana, pasi nuk ka preferuar Taren në vend të Ernest, por Falajen. Ernest nuk ishte 100% i gatshëm për shkak dëmtimi, teksa Xhixha është mungesë që dihej. Visar Bekaj ndërkohë ndodhet për herë të parë në stol për Tiranën.
Ilir Daja po ashtu ka shuar dilemat nga mbrojtja në sulm. Dinamo është në krizë, duke qenë se akoma nuk ka provuar golin e parë në kampionat për vitin 2026. Do e tentojë ndaj Tiranës pas katër javësh thatësirë. Me bardheblutë numëron dy fitore në këtë edicion.
FORMACIONET ZYRTARE
Tirana: Tafas; Vera, Kortes, Lleshi, Halili, Ndong, Rafael, Mysloviç, Vogli, Falaje, Tabeku
Trajner: Ardijan Nuhiju
Dinamo: Teqja; Loran, Teikseira, Dita, Neziri, Ismaili, Qefalija, Gudiabi, Guindo, Mustafa, Bregu.