Prishtina është në epërsi me rezultat 1:0 ndaj Dukagjinit të Klinës.
Në minutën e 14-të, pas gjuajtjes nga zona nga Gjelbrim Taipi, topi goditi shtyllën.
Topin e kthyer nga shtylla pingule, në portë e shtyu portieri i Dukagjinit, Egzon Lekaj.
Drenica e Skenderajt si vendas po luan në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, udhëheq me 1:0 ndaj Llapit të Podujevës.
Futbollisti Ronaldo është autor i golit në minutën e 12-të.
Ferizaj – Drita pa gola në 45 minutat e parë në kuadër të javës së 19-të të elitës së futbollit të Kosovës.