Prishtina e Tovërlanit fiton në Klinë

- Bota Sot

Prishtina e Tovërlanit fiton në Klinë

Prishtina e ka nisur me këmbë të mbarë pjesën e dytë të kampionatit, duke importuar tre pikë nga stadiumi “18 Qershori” në Klinë.

Në një ndeshje me rivalitet, Prishtina ngadhënjeu me rezultat 1:0 nda Dukagjinit, në takimin e javës së 19-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Prishtina aktualisht renditet në vend të dytë me 33 pikë sa ka edhe Ballkani në krye të tabelës, por kjo e fundit ka një takim më pak të luajtur.

Në minutën e 14-të, pas gjuajtjes nga zona nga Gjelbrim Taipi, topi goditi shtyllën.

Topin e kthyer nga shtylla pingule, në portë e shtyu portieri i Dukagjinit, Egzon Lekaj.

Prishtina e kryetrajnerit Afrim Tovërlani doli ballëlart nga Klina.

Dukagjini gjendet në pozitën e katërt me 29 pikë të grumbulluara.



Lexoni të gjitha në Bota Sot