Kampioni në fuqi, Drita e Gjilani, kthehet me pikë të plota nga stadiumi i Ferizajt.
Drita ka arritur fitore me rezultat 1:0 ndaj Ferizajt, në takimin e javës së 19-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Ferizaj ka treguar lojë më të mirë në pjesën e parë, pati raste edhe një shtyllë por nuk arritën të mposhtin portierin e Dritës, Faton Maloku.
Pjesa e dytë ishte në anën e Dritës e cila edhe doli triumfues me golin e futbollistit Kristal Abazaj.
Mbrojtja e Ferizajt bie në “gjumë”, kjo nuk falet nga Drita në minutën e 48-të.
Kristal Abazaj del i vetmuar e me mjeshtri e mposhti portierin Jovanovski.
Portieri Maloku është më i merituari për fitoren e Dritës në Ferizaj.
Ferizaj tani ka përkeqësuar edhe më shumë renditjen, është në vend të nëntë me 19 pikë, ndërsa Drita ngritet në vend të tretë me 32 pikë të grumbulluara.