Laçi fiton në Lushnjë, ndalet Skënderbeu

- Bota Sot

Laçi fiton në Lushnjë, ndalet Skënderbeu

Kanë përfunduar 4 takime të vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë së Parë.

Laçi ka marrë një fitore të çmuar në transfertë përballë Lushnjës, duke fituar 1-0 në “Roza Haxhiu”. Golin që vulosi fatin e ndeshjes e shënoi Olsi Myrta në pjesën e parë.

Kjo fitore ka vlerë të dyfishtë për Laçin, pasi shkurton diferencën me kryesuesit e Skënderbeut, që janë ndalur nga Korabi në Peshkopi në një barazim pa gola 0-0.

Apolonia ka barazuar 2-2 me Pogradecin e vendit të tretë në Fier.

Umejiego me nga një gol për çdo pjesë ka qenë protagonisti i suksesit të fierakëve, por një gol i Zguros në minutat shtesë ka evituar humbjen e liqenorëve.

Një gol i Skerdi Xhixhos në minutat e fundit të takimit i ka dhuruar fitoren Kastriotit përballë Kukësit. Krutanët fitojnë 2-1 ndeshjen e luajtur në stadiumin “Redi Maloku”.

Laçi shkurton në 3 pikë diferencën me kryesuesit e Skënderbeut në tabelën e klasifikimit. Java e 21-të e Kategorisë së Parë mbyllet nesër me takimet Besa-Luftëtari dhe Burreli-Iliria.



Lexoni të gjitha në Bota Sot