Flet shqiptari që tronditi ekipin serb

- Bota Sot

Flet shqiptari që tronditi ekipin serb

Futbollisti i Sarajevës, Agon Elezi, i cili shënoi gol në fitoren e skuadrës së tij me rezultat 2:0 ndaj ekipit serb Radnikut nga Bijelina, nuk e fshehu kënaqësinë pas përfundimit të ndeshjes, duke vlerësuar si pikët e fituara ashtu edhe paraqitjen e ekipit.

Elezi shënoi në minutën e 19-të duke shkaktuar tronditje të skuadra serbe.

Futbollisti shqiptar u paraqit 83 minuta,

“Jam i lumtur që fituam dhe mendoj se fitorja ishte e merituar. Ishte një ndeshje shumë e vështirë.

E dinim që Radniku do të luante nga kundërsulmi dhe do të tërhiqej në bllok të ulët.

Ne shënuam në momentin e duhur, patëm edhe disa raste të tjera dhe në fund mendoj se e merituam fitoren”, deklaroi Elezi.për faqen e klubit Sarajeva. 

Ai foli edhe për sfidën e radhës që e pret Sarajevën javën e ardhshme, kur skuadra e tij do të përballet me Çelikun në Kupën e Bosnjë e Hercegovinës.

“Mezi po e presim atë ndeshje.

E dimë sa shumë do të thotë për tifozët dhe për klubin.

Janë dy ekipe me histori shumë të pasur.

Ne shkojmë për fitore, pa dilemë – ne jemi Sarajeva”, përfundoi Elezi.

Sarajeva renditet në vend të tretë me 32 pikë, ka 11 më pak se lideri Borci i Banjallukës dhe Radnik ndodhet në pozitën e 7-të më 21 sosh pas javës së 20-të në kampionatin boshnjak.



Lexoni të gjitha në Bota Sot