Renditja mbyllet me Bylisin dhe Flamurtarin

- Bota Sot

Renditja mbyllet me Bylisin dhe Flamurtarin

Superiorja ka mbyllur sot javën e 23-të të saj. Bardheblutë vijojnë të pamposhtur për vitin 2026, ndërsa barazuan 1:1 ndaj Dinamos në derbi.

Tashmë mund të quhet mrekulli e bardhebluve, që e shohin veten me 21 pikë. Për herë të parë janë në zonën “play out” pas shumë kaq javësh, ndërsa vetëm 4 pikë larg është Vora që ndodhet jashtë zonës së ftohtë.

Kriza e Dinamos së Ilir Dajës vazhdon. “Blutë” nuk njohin fitore për këtë vit. Vendin e katërt e mbajnë duke qenë 10 pikë larg Vllaznisë kryesuese. Pas Vllaznisë ndërkohë ndodhet Egnatia dhe Elbasani me nga 3 pikë më pak.

Partizani duhet të ruhet nga fundi, por mund të ëndërrojë “Final Four” që është 5 pikë larg. Me 3 pikë më pak se “demat” është Teuta e vendit të gjashtë.

Renditja mbyllet me Bylisin dhe Flamurtarin, ballshiotët regjistrojnë 1 pikë më pak se Tirana dhe vlonjatët 2 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot