Skuadra e Heidenheim po fundoset gjithnjë e më shumë në Bundesliga I.
Humbja e sotme me rezultat 2:0 nga Hamburger SV, është treguesi më i mirë se sa në krizë është ekipi i Heidenheimit.
Futbollisti Konigsdorffer shënoi në minutën e 45+3 e Philippe në atë të 78-tën për fitoren e udhëtuesve.
Portieri Diant Ramaj u paraqit tërë takimin e futbollisti Arijon Ibrahimoviç 63 minuta në petkun e Heidenheimit.
Pas javës së 21-të, Hamburger SV gjendet në vend të 11-të me 22 pikë e Heidenheim në të 18-tin me 13 sosh.