Mainz ka marrë një fitore të madhe në përballje me Augsburgun, duke e mposhtur me rezultat 2:0.
Futbollisti Amiri ishte i pagabueshëm nga penalltia në minutën e 8-të po ashtu edhe në të 79-tën, duke i siguruar fitoren skuadrës së tij.
Elvis Rexhbeçaj, reprezentues i Kosovës, u paraqit 57 minuta për Augsburgun.
Mainz sado kudo është larguar nga zona e rrezikut.
Aktualisht renditet në vend të 13-të me 21 pikë, një pikë më pak se Augsburbu që ndodhet një pozitë më lart pas javës së 21-të në Bundesliga I..