Trabzonspori po përballet me një situatë të paprecedentë në Turqi.
Për herë të tretë së fundmi është organizuar një sulm me gurë ndaj tyre.
Përpara është ndeshja në transfertë me Samsunspor, që nis në orën 18:00 dhe është e vlefshme për Superligën turke.
Në deklaratën e Trabzonspor shkruhet se jeta e tyre është nën kërcënim nga ajo çfarë po ndodh.
:“Sulmi me gurë i kryer ndaj autobusit të ekipit tonë përpara ndeshjes me Samsunspor tregon qartë se ajo që po ndodh nuk është më një rast i izoluar, por një sulm i organizuar hapur.
Këto veprime të neveritshme, të përsëritura më parë në Kocaeli dhe Antalia, e sot në Samsun, janë të papranueshme, nuk mund të injorohen dhe nuk mund të banalizohen.
Këto sulme nuk janë të drejtuara vetëm kundër Trabzonsporit. Ato janë përpjekje të ulëta që synojnë sigurinë e futbollit turk, ndjenjën e drejtësisë dhe reputacionin e tij. Jeta e sportistëve tanë, stafit teknik dhe personelit të klubit është qartazi nën kërcënim.
Klubi i Trabzonspor nuk do të lejojë kurrë normalizimin e këtyre sulmeve turpëruese, të ndodhura për herë të tretë radhazi.
Ne kërkojmë që ndaj autorëve të këtyre sulmeve të jepen dënime shembullore dhe i bëjmë me respekt të ditur opinionit publik se do ta ndjekim këtë proces deri në fund.
Le të njoftohet publiku”, - reagon Trabzon.